Shumëgjuhësia në ditët e sotme
Eda Cauli, Dr Pedagoge e Gjuh ë s Angleze Universiteti i Tiranës Trajnuese e provimeve IELTS, TOEFL, SAT Email: eda.cauli@unitir.edu.al Shumëgjuhësia sot Në ditët e sotme njerzit kanë tendencën të jenë më shumë se dygjuh ë sh, pra shumëgjuhësh. Kjo vjen si rezultat i një sërë arsyesh pozitive. Së pari, sepse jemi të ekspozuar në mjedise ku flitet më shumë se një gjuhë, rrethohemi nga njerëz të kombësive të ndryshme që mund të jetojnë pranë nesh ose që punojnë me ne dhe le të mos harrojmë faktin që në ditët e sotme jemi të rrethuar nga informacione dhe materiale shumëgjuhëshe ku shpesh na duhet të bejmë kërkime në gjuhë të huaj apo të përkthejmë një përshkrim medikamenti nga vendi i tij i origjinës. Të gjitha këto bejnë që ekspozimi të jetë i madh, i pandarë dhe i pandalshem do ta quaja. Si ndikon shumëgjuh ë sia në karrierë? Të jetuarit në një mjedis shumëgjuhësh bën që individi të identifikojë shumë lehtë fjalët e një gju